Ballina Bota

FRANCË – Macron konfirmon takimin me Conte

PARIS, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez konfirmoi sot mbajtjen e një takimi, të parashikuar për nesër në Paris, me kryeministrin italian, Giuseppe Conte pas një bisede telefonike të zhvilluar dje në mbrëmje gjatë të cilës Emmanuel Macron theksoi se nuk kishte bërë asnjë deklaratë ofensive që prek Italinë dhe popullin italian.

“Gjatë kësaj bisede ku ata diskutuan për situatën e anijes ‘Aquarius’ dhe pozicionet e tyre, ata vlerësuan se Italia dhe Franca duhet të thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe europian për të zhvilluar një politikë migratore efikase me vendet e origjinës dhe të tranzitit”, theksoi Elizeja në një komunikatë.

“Ata ranë dakord gjithashtu, në pritje të Këshillit Europian në fund të qershorit, se iniciativa të reja janë të nevojshme dhe duhet të diskutohen së bashku”, thuhet në këtë komunikatë të presidencës franceze. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten me 26% eksportet bujqësore drejt BE-së
Artikulli tjetërRama: Brenda mandatit, administrata shërbëtore e qytetarëve