PEKIN – Xi garanton Iranin për marrëveshjen bërthamore

PEKIN, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti kinez, Xi Jinping garantoi homologun iranian, Hassan Rohani për mbështetjen nga vendi i tij të marrëveshjes së vitit 2015 për programin bërthamor iranian, dënuar nga SHBA-ja, njoftoi sot agjencia kineze e lajmeve Hsinhua.

Dy krerët u takuan dje në kuadër të samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (OCS), që mblodhi disa vende aziatike duke përfshirë këtu Rusinë, në metropolin kinez të Qingdaos (lindje).

“Marrëveshja nëpërmjet të cilës Irani duhet të limitojë aktivitetet bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare është një realizim i multilaterizmit”, nënvizoi presidenti kinez, cituar Hsinhua.

“Marrëveshja që mbështet paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe regjimin ndërkombëtar për mospërhapjen e armëve bërthamore, do të vazhdojë të zbatohet konkretisht”, shtoi ai.

“Nga ana e tij, Rohani i kërkoi komunitetit ndërkombëtar duke përfshirë dhe Kinën të luajë një rol pozitiv në këtë çështje”, sipas Hsinhua.

Kina së bashku me Gjermaninë, SHBA-në, Francën, Britaninë e Madhe dhe Rusinë, një prej nënshkrueseve të marrëveshjes 2015 me Iranin.

Tërheqja e SHBA-së së Donald Trump nga marrëveshja iraniane i hap rrugën sanksioneve të reja amerikane kundër Teheranit dhe kundër kompanive të vendeve të treta që tregtojnë me Iranin apo kanë investuar atje./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.