Ballina Bota

ITALI – Roma kërkon ndihmën e NATO-s për çështjen migratore

ROMË, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Autoritetet italiane kanë rritur ndjeshën ditët e fundit thirrjet në drejtim të NATO-s për të siguruar një ndihmë më të madhe në luftën ndaj migracionit të paligjshëm me origjinë nga Afrika Veriore.

“Nuk mund të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes NATO-s dhe Bashkimit Europian sesa në Mesdhe apo diku tjetër”, u shpreh sot kryeministri italian, Giuseppe Conte pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

Conte iu rikthye në këtë mënyrë idesë kryesore të maxhorancës së re qeverisëse italiane, e formuar nga Lëvizja 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe Liga (ekstremi i djathtë), që e konsideron Mesdheun si “frontin jugor” të NATO-s dhe migrantët si një rrezik potencial për shkak të rrezikut të infiltrimit terrorist./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlazhi i Divjakës, shërbim ambulator 24 orë për pushuesit
Artikulli tjetërEngjëjt mbrojtës në FA, për herë të parë dy vajza pjesë e togës ujore