Ballina Lajme nga Vendi

FOTO- Bashkia e Kukësit rikthen në normalitet akset në Zapod e Grykëcaje

TIRANË, 8 qershor/ATSH/.- Bashkia e Kukësit përfundoi punimet për rikthimin në normalitet e të qarkullueshme për mjetet të akseve rrugore në Njësitë Administrative Zapod e Grykëcaje.

Prej dy ditësh mjetet e bashkisë punuan për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut e rrebesheve, mbrëmjen e 5 qershorit, në këto dy njësi.

Si pasoje e reshjeve të shumta u bllokuan akset kryesore në Përroin e Madh, pranë HEC-eve e Orgjostit në të cilin u zhvendosën qindra metërkub inerte.

Edhe në Njësinë Administrative Grykëcaje u punua në të gjithë gjatësinë e rrugës, që lidh fshatin Bushtricë me fshatin Caje, duke nisur me përroin e Gjicit e me radhë./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – “Google” premton mospërdorimin e inteligjencës artificiale për armët
Artikulli tjetërVeseli në Vjenë: Kosova vendi më i sigurt në Ballkan për investimet e huaja​