Ballina Bota

UKRAINË – Parlamenti i hap rrugën krijimit të një gjykate anti-korrupsion

KIEV, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Parlamenti ukrainas i hapi sot rrugën krijimit të një gjykate anti-korrupsion, me kërkesë të posaçme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së) për rinisjen e ndihmës së saj financiare.

Nga numri i përgjthshëm prej 315 deputetësh, minimumi i kërkuar ishte 226 të cilët votuan në leximin e dytë dhe përfundimtar projektligjin për krijimin e këtij institucioni, me kërkesë të bërë prej një kohë të gjatë nga donatorët e fondeve perëndimore të Ukrainës, dispozitat e së cilit u bënë objekt i negociatave të vështira.

Gjithsesi për momentin është e paqartë nëse dispozitat e këtij teksti përputhen me kërkesat e FMN-së, pasi shumë amandamente të rëndësishme u kryen sot në minutën e fundit.

“Partnerët perëndimorë të Ukrainës sipas të gjitha gjasave kanë nevojë për më shumë kohë për të shqyrtuar plotësisht amandamentet e miratuara sot”, pohoi për median një burim perëndimor në Kiev.

Ky dokument përcakton modalitetet e funksionimit të kësaj gjykate të lartë anti-korrupsion, ku ngritja e këtij institucioni do të zgjasë ende disa muaj dhe do të nisë nga një ligj i veçantë, mjaft teknik dhe ku votimi nuk duhet të jetë problem./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI 2018/ Ozil mungon në stërvitjen e fundit të Gjermanisë
Artikulli tjetërTaksa e pronës do të vijojë të paguhet në faturën e ujit