Ballina Bota

SLLOVENI – Konservatori anti-migracion, Jansa në përpjekje për formimin e qeverisë

LUBJANË, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Konservatori Janez Jansa, i cili u rendit në krye të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën po vijon përpjekjet për formimin e një koalicioni qeverisës, pavarësisht mungesës së shumicës, njoftoi sot ai, pasi u prit nga presidenti Borut Pahor.

“Ne do të përpiqemi të formojmë një koalicion qeveritar për Slloveninë”, bëri të ditur Jansa, megjithëse Partia demokratike Sllovene (SDS) u rendit në krye me 25% të votave, mbetet larg për të gëzuar shumicën e vendeve në Asamblenë e Re.

Pahor sqaroi që ky takim nuk kishte karakter zyrtar, ai do të japë zyrtarisht mandatin e formimit të qeverisë vetëm në momentin e mbledhjes së Parlamentit të ri, a priori më 22 ose 23 qershor.

Kreu i Shtetit konfirmoi se sipas traditës ai do t’i besonte këtë detyrë fillimisht përfaqësuesit të partisë të pozicionuar në krye të zgjedhjeve parlamentare, në rastin konkret Jansa-s.

“Sigurisht, dikush tjetër mundet gjithashtu të formojë qeverinë, por përvoja na ka treguar se kjo nuk është alternativa më e mirë”, u shpreh Pahor./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAustria mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave
Artikulli tjetërPolicia dhe Agjencia për Forenzikë përmirësojnë nivelin e punës me pajisje të reja