Ballina Bota

MOSKË – Putin: Rusia e interesuar për një BE të fortë

MOSKË, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Rusia është e interesuar për një BE të bashkuar dhe nuk po kërkon që ta përçajë atë, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin për shërbimin publik mediatik austriak, ORF, me rastin e vizitës së tij të ardhshme në këtë vend.

”Për ne nuk ekziston objektivi që të krijojmë hendek mes vendeve të BE, por e kundërta. Ne jemi të interesuar për një BE të bashkuar dhe me prosperitet, pasi BE është partnerja jonë ekonomike më e rëndësishme”, theksoi Putin.

Putin do të vizitojë nesër Austrinë, ku parashikohen bisedime me presidentin austriak Aleksandër Van der Bellen dhe kancelarin Sebastian Kurz, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKërkesa e lartë rrit kostot e ndërtimeve
Artikulli tjetërSOCIALE – Aymen, migranti hero që rrezikon dëbimin nga Franca