Ballina Ekonomi

Kërkesa e lartë rrit kostot e ndërtimeve

TIRANË, 4 qershor /ATSH/- Sektori i ndërtimit po ndjek trendin e rritjes dyshifrore, pas investimeve voluminoze në sektorin e banesave, por edhe në spektrin e infrastrukturës në tërësi që ka përfshirë të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të INSTAT sektori i ndërtimit u rrit në 2017 më 11.2%. Ky ishte ritmi më i lartë i rritjes që nga viti 2002, ku sektori u zgjerua me 11.8%. Ndërtimi u rrit katër herë më shumë se mesatarja e sektorëve të tjerë, duke u shndërruar sërish në motorin e rritjes ekonomike të vendit.

Ndërtuesit shprehen se kërkesat në rritje për këtë sektor kanë reflektuar edhe rritje të indeksit të kushtimit në ndërtim.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2018 indeksi i kushtimit në ndërtim arriti 103.4, me rritje 0.5%, në krahasim me një vit më parë.

Sipas grupeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vërehet se indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2.1%, pasuar nga grupi ”Kosto të tjera” me 1.9%, “Shpenzime për paga” me 1.7% dhe “Shpenzime materiale” me 0.5%.

Në anën tjetër rënia më e madhe vjetore vërehet në grupin “Shpenzime makinerie” me 0.2%. /e.xh./ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Nëntë persona brenda një… makine? Janë adoleshentë francezë!
Artikulli tjetërMOSKË – Putin: Rusia e interesuar për një BE të fortë