SOFT NEWS – Nëntë persona brenda një… makine? Janë adoleshentë francezë!

PARIS, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Puzzle matematike dhe fizike! Si mund të hyjnë nëntë persona në një automjet me kubaturë të vogël?

Disa adoleshentë francezë kanë fituar bastin përpara se t’i nënshtroheshin kontrollit nga xhandarmëria.

Ndërsa ndodhej në një postë kontrolli të shtunën në darkë, në afërsi të Lionit, një brigadë e policisë me motora ka vijuar kontrollet për respektimin e kodit rrugor kryesisht për makina pa leje qarkullimi.

“Xhandarmëria vuri re se makina ndaloi me vështirësi për shkak se nëntë adoleshentë kishin zënë vend në pjesën e brendshme”, bënë të ditur forcat policore në faqet e tyre në Twiter dhe Facebook.

Ata ishin nisur për të kërkuar akullore, tre nga adoleshentët ishin ulur përpara dhe gjashtë të tjerë kishin zënë vend në bagazh.

“Pas qortimeve të prindërve, të cilët kishin ardhur të merrnin fëmijët e tyre, adoleshentët u kthyen në shtëpi pa akullore”, raportuan forcat e xhandarmërisë të cilët proceduan me një “procesverbal edukativ” me vetëm dy kundravatje të ligjit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.