Ballina Bota

INDI – 47 të vdekur nga moti i keq

NJU DELHI, 29 maj /ATSH-AFP/ – Të paktën 47 persona humbën jetën në veri të Indisë si pasojë e stuhive që kanë goditur këtë shtet të Azisë së Jugut që prej fillimit të muajit, njoftuan sot autoritetet.

Bihari ka qenë më i prekuri nga stuhitë që janë shoqëruar me erëra të forta dhe rrufe.

“Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në këtë vend”, deklaroi Yonginder Singh, nga departamenti i menaxhimit të katastrofave të këtij shteti.

Në shtetin fqinj të Uttar Pradeshit, njerëzit kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme.

“Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga erërat e forta që arrinin deri në 70 kilometra në orë”, theksoi T P Gupta, zyrtar i departamentit të menaxhimit të katastrofave të këtij shteti, më të populluar të Indisë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga puset e Çermës në rubinetat e shtëpive, fillon funksionimi i ujësjellësit Çermë-Tërbuf–Sulzotaj
Artikulli tjetërMiratimi sa më shpejt i reformës zgjedhore, objektiv i Kuvendit