FRANCË – PE miraton reformën për punësimin e lirë

STRASBURG, 29 maj /ATSH-ATSH- Deputetët europianë miratuan sot një reformë për punësimin e lirë, çka u mundëson punonjësve pagë të ngjashme për të njëjtën punë në  vendet ku ata shkojnë.

Me 456 vota pro, 147 kundër dhe 49 abstenime, Parlamenti Europian, i mbledhur në seancë plenare në Strasburg, miratoi këtë tekst që ka qenë objekt i negociatave prej më shumë se dy vitesh.

Në fillim të muajit mars, negociatorët e Parlamentit Europian ranë dakord me Këshillin që përfaqëson 28 vendet e Bashkimit Europian dhe Komisionin Europian.

Punësimi i lirë u mundëson europianëve të punojnë në një vend tjetër duke kontribuar në sistemin e sigurimeve shoqërore të vendit të tyre të origjinës.

Kjo çështje ka qenë një temë e diskutuar gjatë fushatës presidenciale franceze dhe marrëveshja europiane konsiderohet si një fitore nga presidenti, Emmanuel Macron.

“Kjo direktivë e rishikuar do të mundësojë përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit duke garantuar një konkurrencë më të ndershme mes kompanive europiane, që do të duhet të konkurrojnë për aftësitë e tyre dhe jo për të ashtuquajturat merita sociale”, deklaroi eurodeputetja franceze Elisabeth Morin-Chartier (PPE), pas votimit./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.