GJENEVË (Zvicër) – Siria merr presidencën e radhës të Konferencës të Kombeve të Bashkuara për çarmatimin. Një OJQ ka kërkuar bojkot.
VARSHAVË (Poloni) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg flet para asamblesë parlamentare të institucionit të mbledhur në Poloni.
ROMË (Itali) – Presidenti italian kërkon të emërojë Carlo Cottarelli, ish-funksionar i lartë i FMN-së, për të formuar qeverinë pasi refuzoi një ministër euroskeptik.
BERLIN (Gjermani) – Global Solutions Summit 2018, me pjesëmarrjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Financave, Heiko Maas dhe Olaf Scholz.
GJENEVË (Zvicër) – Takim kryesor i përvitshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (OIT), që duhet të shqyrtojë krijimin e një traktati ndërkombëtar për dhunën dhe ngacmimin në punë.
MADRID (Spanjë) – Partia e majtë radikale spanjolle Podemos njofton rezultatin e bisedimeve të militantëve të saj të bëra pas polemikave mbi vilën e blerë nga drejtuesit, Pablo Iglesias dhe Irene Montero.
MOSKË (Rusi) – Kreu i diplomacisë ruse, Sergi Lavrov pret homologun e Mozambikut.
STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europiansion.
PARIS (Francë) – Edicioni i 10-të i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar mbi Amerikën Latine dhe Karaibet.
OTAVA (Kanada) – Kryeministri estonez, Juri Ratas në vizitë në Kanada./ /ec/ a.jor.























