SOCIALE – Jeta në mikroshtëpitë në zemër të ish-Saigonit

HO SHI MIN, 27 maj /ATSH-AFP/ – Pham Quoc Cong jeton me gjashtë anëtarë të familjes në një dhomë dy me dy në Ho Shi Min apo ish-Saigoni.

Çmimi që duhet paguar për të jetuar në qendër të një prej këtyre qyteteve aziatike apo i pasurive të patundshme rritet çdo ditë.

Pham Quoc Cong, punëtor ndërtimi, jeton në një dhomë të mbuluar nga lodrat e fëmijëve, një frigorifer dhe shtretërit e mbivendosur.

Ai vetë fle shpesh jashtë, në një shezlon.

“Është shumë e vështirë për të gjetur një vend të thatë gjatë sezonit të shirave”, thekson 49-vjeçari që jeton aty që prej vitit 1975.

Në Ho Shi Mini, kryeqyteti ekonomik vietnamez, çmimi i tokave është rritur në rreth 18 000 euro për metër katror duke e kthyer në periferitë më të shtrenjta të qytetit.

“Por, ne jemi mësuar në këtë lagje. Nëse largohemi diku tjetër, nuk mund të bëjmë biznes”, theksoi Cong, motrat e të cilit dhe mbesa, që jetojnë të gjitha me atë, janë tregtare ambulante në lagje.

Këto shtëpi të imporvizuara janë të rrethuara sot nga projekte imobiliare moderne apo të fshehura pas restoranteve të rrugës.

Mel Schenck, i cili studion arkitekturën e ish-Saigonit, përmend këto mikroshtëpi piktoreske, të destinuara për t’u zhdukur.

Disa datojnë që prej kohës së kolonizimit francez, ndërkohë që kjo lagje ishte ende e mbuluar nga fushat e orizit.

Nguyen Van Truong, i cili jeton në një tjetër prej këtyre mikroshtëpive, shqetësohet për ndërtimin e një ndërtese luksoze pranë tokës së tij.

“Mendoj se do të marrim një kompensim shumë të konsiderueshëm në rast dëbimi”, shprehet 62-vjeçari./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.