Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/5/2018

GJENEVË (Zvicër) – Siria merr presidencën e radhës të Konferencës të Kombeve të Bashkuara për çarmatimin. Një OJQ ka kërkuar bojkot.

VARSHAVË (Poloni) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg flet para asamblesë parlamentare të institucionit të mbledhur në Poloni.

ROMË (Itali) – Presidenti italian kërkon të emërojë Carlo Cottarelli, ish-funksionar i lartë i FMN-së, për të formuar qeverinë pasi refuzoi një ministër euroskeptik.

BERLIN (Gjermani) – Global Solutions Summit 2018, me pjesëmarrjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Financave, Heiko Maas dhe Olaf Scholz.

GJENEVË (Zvicër) – Takim kryesor i përvitshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (OIT), që duhet të shqyrtojë krijimin e një traktati ndërkombëtar për dhunën dhe ngacmimin në punë.

MADRID (Spanjë) – Partia e majtë radikale spanjolle Podemos njofton rezultatin e bisedimeve të militantëve të saj të bëra pas polemikave mbi vilën e blerë nga drejtuesit, Pablo Iglesias dhe Irene Montero.

MOSKË (Rusi) – Kreu i diplomacisë ruse, Sergi Lavrov pret homologun e Mozambikut.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europiansion.

PARIS (Francë) – Edicioni i 10-të i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar mbi Amerikën Latine dhe Karaibet. ​

OTAVA (Kanada) – Kryeministri estonez, Juri Ratas në vizitë në Kanada./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version