58 shkollat që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë

TIRANË, 27 maj/ATSH/-Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria do të rikonstruktojë 58 shkolla në të gjithë vendin.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se vlera e financimit nga FZHR për vitin 2018 është financimi që jepet për 2018 me burim fondin për projekte të reja të programit buxhetor që shkon për arsimin bazë, atë të mesëm, përgjithshëm dhe në drejtim të sportit(në kuadër të ambienteve shkollore).

Kështu, së shpejti do të nisin punimet për rikonstruktimin e shkollave falë kësaj thirrje të parë për grantet “Arsimi” do të zbatohet deri në 2019. Ndërsa sipas ministrisë së arsimit, ky buxhet do t’i dedikohet vetëm shkollave për rikonstruksion, jo ndërtimit të shkollave të reja në mënyrë që të përmbyllen më shumë nevojat që shkollat kanë aktualisht.

Vlera totale e financimit shkon në masën e 412,904, 393.

Më poshtë gjenden të gjitha emrat e shkollave, të renditura sipas qarqeve përkatëse.

Qarku Berat:  

Në bashkinë Urë-Vajgurore do t’i nënshtrohet rikonstruksionit shkolla “ Astrit Hyka” dhe do të ndërtohen ambiente sportive në fshatin Kutalli.

Në bashkinë Kuçovë, rikonstruksioni i shkollës së mesme “5 Tetori”

Bashkinë e Poliçanit, rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Refat Keli”

Qarku Dibër:

Rindërtimi i shkollës Kërcisht, në bashkinë Dibër

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Qytet i Ri”, Bulqizë

Qarku Kukës:

Rikonstruksioni  i shkollës së mesme Shtiqen(bashkia Kukës)

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Mamëz(Kukës)

Rikonstruksioni i shkollës “Asim Vokshi”, Bajram Curri(Bashkia Tropojë)

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare, fshati Letaj (Bashkia Has)

Qarku Durrës:

Rikonstruksion dhe shtesë shkollës “Kastrioti”, Fushë-Krujë (Bashkia Krujë)

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare, Manëz (Bashkia Durrës)

Rikonceptim dhe rikonstruksion i shkollës së muzikës “Jani Kukuzeli” (Bashkia Durrës)

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Muharrem Dollaku” (Bashkia Shijak)

 Qarku Elbasan:

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Demir Godelli”, Peqin (Bashkia Peqin)

Ndërhyrje për stabilizimin e çarjeve ne shkollën e mesme “Dilaver Nezha”, Qukës (Bashkia Prrenjas)

Ndërtimi i fushës së re të sportit qyteti (Bashkia Prrenjas)

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa” (Bashkia Elbasan)

Rikonstruksion dhe shtesë anësore, shkolla e mesme e bashkuar “Isa Alla”, fshati Zgosh, Lunik (Bashkia Librazhd,)

Rikonstruksioni i shkollë së mesme të bashkuar (ndërtim palestre, sistem ngrohje “Rrahman Cota”, Hotolisht (Bashkia Librazhd)

Qarku Fier:

Rikonstrksioni i shkollës, palestër shkolla e mesme e bashkuar “10 Korriku”, Dushk (Bashkia Lushnje)

Rikonstruksioni i gjimnazit “Dituria”, Krutje (Bashkia Lushnje)

Rikonstruksion dhe shtesë anësore 2-katëshe ne shkollën “Shënepremte” (Bashkia Divjakë)

Rikonstruksion dhe shtesë anësore 2-katëshe në shkollën “Hysi  Malko”, fshati Kryekuq (Bashkia Divjakë)

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Ajet Toska”, Suk 2(Bashkia Roskovec)

(Ndërtim ambientesh sportive dhe palestër shkolla “Alush Grepcka” (Bashkia Roskovec)

Rikonstruksion i shkollës artistike “Jakov Xoxa”(Bashkia Patos)

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, qyteti Ballsh (Bashkia Mallakastër)

Qarku Gjirokastër:

Rikonstruksioni i shkollës “Avni Rustemi”, Libohovë (Bashkia Libohovë)

Rikonstruksion i shkollës së mesme “Sami Frashëri” (Bashkia Përmet)

Rikonstruksioni i shkollës së mesme të përgjithshme (Bashkia Këlcyrë)

Rikonstruksion i shkollës “Asim Zeneli” dhe sistemi i jashtëm(lot 1 dhe lot 2, bashkia Gjirokastër)

Qarku Korçë:

Rikonstruksion i shkollë së mesme të bashkuar “Jani Vreto”, Leskovik (Bashkia Kolonjë)

Rehabitilimi i shkollës së mesmse “Muharrem Collaku”, (Bashkia Pogradec)

Bashkia Korçë, rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” dhe shtesë palestër

Qarku Lezhë

Rindërtimi i kopshit të fëmijëve, qyteti Rrëshen (Bashkia Mirditë)

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Pashko Vasa” (Bashkia Mirditë)

Rikonstruksioni i plotë i pallatit të sportit “Arjan Arapi”, Rrëshen (Bashkia Mirditë)

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare nr.3 dhe ambiente sportive, qyteti Laç (Bashkia Kurbin)

Rindërtim i terreneve sportive të shkollës “Mark Trothi”, ish poligoni (Bashkia Kurbin)

Rehabiltiimi i ambienteve sportive dhe rikonstruksion i plotë i shkollës së mesme të bashkuar, Balldren( Bashkia Lezhë)

Ndërtim i palestrës së shkollës “Nënë Tereza” (Bashkia Lezhë)

Ndërtimi i kopshtit, lagja “Besëlidhja” (Bashkia Lezhë)

Qarku Shkodër

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” dhe kopshit, Koplik (Bashkia Malësi e Madhe)

Rikonstruksion dhe shtesë shkollës bashkuar, Hajmel (Bashkia Vau i Dejes)

Rikonstruksioni konvikti “Ali Bytyci” (Bashkia Pukë)

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Iballë (Bashkia Fushë-Arrëz)

Projekti “Jeto me sportin” rikualifikimi i terreneve sportive në shkollat “Oso Kuka”, “Ana e Malit”, Oblikë dhe “At Gjon Kama” Gur i Zi ( Bashkia Shkodër)

Qarku Tiranë:

Bashkia Kavajë në bashkëpunim me FSHZH-në, rindërtimi i shkollës 9-vjeçare Qerret dhe ambiente sportive dhe kopsht

Bashkia Rrogozhinë rikonstruksioni dhe shtesë anësore e shkollës së mesme “Haxhi Qehaj”, Rrogozhinë

Bashkia Kamëz, rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare, lagja frutikulturë, Kamzë

Bashkia Vorë, rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Shaban Sheshori”, godina 1 dhe ambiente sportive Prezë

Qarku Vlorë:

Rikonstruksion i shkollës “Rait Bajo”, Shalës dhe ndërtim kopshti, markatë (Bashkia Konispol)

Rehabilitimi dhe vitalizimi i korpusit dhe i terreneve sportive të shkollës së mesme “Hoxha Tahsin” (Bashkia Sarandë)

Rikonstruksion i shkollës “Balil Pelari” (Bashkia Vlorë)

Rikonstruksioni i godinës së shkollës 9-vjeçare, ndërtim palestre, Kote (Bashkia Selenicë)

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare dhe shtesë, ndërtim palestre “Mynyr Xhindi”, Vllahinë (Bashkia Selenicë)

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.