Ballina Kosova

Veseli-Marocco: Kosova rol të rëndësishëm për paqe dhe fqinjësi të mirë

PRISHTINË, 26 Maj/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua sot në Tiranë me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, i cili po qëndron në Shqipëri si pjesëmarrës në “Mëngjesin e Lutjeve”.   

Kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me zyrtarin e lartë Amerikan, Peter Marocco, për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin Kosovë-SHBA. 

Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka informuar zyrtarin e lartë Amerikan për arritjet e Kosovës, me theks të veçantë për procesin e integrimeve euro atlantike të vendit.

“Kosova po luan një rol të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Veseli. 

Ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, nga ana e tij ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të vazhdojë dhe do të thellohet në të gjitha fushat. 

Gjatë pjesëmarrjes në “Mëngjesin e Lutjeve”, që këtë vit u organizua në Tiranë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka pasur takime edhe me krerë të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë aktivitet./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëtë vit në Berat priten 100 mijë turistë
Artikulli tjetërFund ndërhyrjeve në skemat e mbështetjes në bujqësi, këtë vit 30% më shumë aplikime