Ballina Lajme nga Vendi

Publikohet kënga e “Rusi 2018”, me zërin e Era Istrefi

TIRANË, 25 maj /ATSH/ – Ashtu siç ishte bërë e ditur, 25 maji ka shënuar edhe zyrtarizimin e hitit më të ri dhe atij që do të simbolizojë Botërorin e futbollit që do të zhvillohet në më pak se 3 javë në Rusi.

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Will Smith dhe Nicky Jam kanë bashkuar forcat për të sjellë superhitin e kësaj vere.

“Live it Up” është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit, sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit në të.

Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren.

Kënga është publikuar në “Youtube” nga Nicky Jam, thjesht si kolonë zanore, por për herë të parë do të ekzekutohet në finalen e Botërorit, duke pasur të garantuar shikueshmërinë e tejskajshme./a.a/ /a.g/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=kFMZUxX6K6o

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – ABC akuzohet për shfrytëzim të imazhit të Michael Jackson
Artikulli tjetërMADRID – Mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rajoy