PARIS, 25 maj /ATSH-AFP/ – Dy ish-agjentë sekretë francezë janë akuzuar për tradhti në përfitim të një fuqie të huaj, me shumë mundësi në shërbim gjatë kohës së ngritjes së akuzave, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly, duke refuzuar që të thotë se për cilin vend kishin punuar.
“Ata janë akuzuar për çështje të rënda që dyshohet se mund të cilësohen si tradhti, pasi dyshohet se i kanë dhënë informacione fuqive të huaja”, deklaroi ministrja për televizionin “CNews”.
“Nuk mund të them më shumë”, paralajmëroi ajo duke shtuar se agjentët ishin në pension.
E pyetur më hollësisht, ajo refuzoi të tregojë se në përfitim të cilit vend kanë vepruar ata, ndërkohë që sipas informacioneve të medias, bëhet fjalë për Kinën./ /G.S/ a.jor.























