Ballina Bota

GJERMANI – “Volkswagen” kritikon proteksionizmin amerikan

BERLIN, 24 maj /ATSH-AFP/ – Numri një botëror i automjeteve, gjermani “Volkswagen”, dënoi fuqishëm sot proteksionizmin amerikan pas kërcënimit të Donald Trump për të imponuar taksa të reja doganore mbi importet e automjeteve në SHBA.

“Askush nuk ka përfituar në afatgjatë nga një proteksionizëm i njëanshëm. Vetëm një tregti e lirë dhe e drejtë garanton mirëqenie”, theksoi një zëdhënës i grupit në një reagim të publikuar për median.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, filloi dje një hetim në Seksionin 232 të importeve të automjeteve, përfshirë këtu edhe kamionët dhe pjesët e këmbimit, për të përcaktuar impaktin e tyre në sigurinë kombëtare amerikane, që mund të shërbejë për t’i dhënë një bazë ligjore taksave doganore. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLETËRSI – Fred Vergas merr çmimin ”Princesha e Asturias”
Artikulli tjetërFUTBOLL – Stambolli dhe Gdansku presin finalet e CHL dhe EL për 2020