Ballina Kosova

Thaçi: Gjykata Kushtetuese, simbol i unitetit qytetar

PRISHTINË, 23 Maj/ATSH/.- Presidenti Hashim Thaçi takoi sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës.

“Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejshme në mandatin e ri”, shprehet Thaçi.

Kreu i shtetit tha se “Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë”./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLETËRSI – Tokarczuk fituese e Man-Booker International
Artikulli tjetërFOTO/ Libohova, qyteti i rilindur me një panoramë të re