Ballina Bota

MAQEDONI – Ish-kryeministri Gruevski dënohet me dy vite burg për korrupsion

SHKUP, 23 maj /ATSH-MIA/ – Ish-zëvendësministri i Brendshëm maqedonas, Gjoko Popovski u dënua sot me 6,6 vite burg për çështjen e ashtuquajtur “Tanku”, ndërkohë që ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vite si nxitës për kryerjen e kësaj vepre penale.

Popovski është dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa Gruevski për përfitim të paligjshëm dhe për nxitje për kryerje të veprës penale.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska gjatë leximit të vendimit tha se dy të dënuarit duhej që, në një afat prej 15 ditësh pas hyrjes në fuqi të vendimit, të kompensojnë dëmin e krijuar me këtë rast.

Ish-kryeministri Gruevski nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatët e tij, Sanja Aleksiç, Dimitar Dangov dhe Boro Tasevski.

Popovski është akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në furnizimin e 300 automjeteve të Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, sipas vendimit, Nikolla Gruevski ka ushtruar ndikim për favorizim të operatorit “Mak Auto Star” SHPKNJ Shkup./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Rritje spektakolare e marrjes së shtetësisë gjermane nga britanikët
Artikulli tjetërTani është koha të flasin qytetarët kundër papërgjegjshmërisë