Ballina Aktualitet

Tani është koha të flasin qytetarët kundër papërgjegjshmërisë

TIRANË, 23 maj /ATSH- I. Vata/ – Tani është koha e qytetarëve përballë papërgjegjshmërisë në zbatimin e  ligjit, pasi çfarë do lloj qasje tjetër nuk bën efekt, e vetmja është protesta dhe lëvizja qytetare, deklaroi nënkryetari i LSI-së Luan Rama.

Pas mbledhje së Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Luan Rama tha se “jemi në një situatë kritike të integrimit europian të Shqipërisë dhe jemi në momentit kur mazhoranca duhet të jetë në një pozicion unik të dialogut politik, ndërsa ajo vjen në një mënyrë të njëanshme”.

Më tej, Luan Rama tha se grupit Parlamentarë të LSI-së ka vendosur në lidhje me qëndrimin në Kuvend ditën e enjte, pasi ne do jemi pjesë e seancës parlamentare.

“Jemi përballë vlerësimit që do të bëjë KE në qershor për procesin e negociatave me Shqipërinë dhe kur do të duhej në fakt që mazhoranca dhe klasa politike të demonstronte qëndrim unik për të mbërritur te çelja e negociatave, që në themel duhet të ketë kriterin e pikës së parë që duhet të përmbush Shqipëria që është dialogu politik”, tha ai.

Nënkryetari i LSI-së tha se e gjithë sjellja e qeverisë në thelb është kontribut konsistent i qeverisë për të sabotuar çeljen e negociatave të Shqipërisë.

“Protesta qytetare, revolta, protesta ndaj kësaj sjellje, duhet demonstruar jo vetëm në mitingun e 26 majt, por ajo duhet kthyer në një sjellje konstante përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë”, tha Luan Rama

I pyetur për protestën Luna Rama tha se jemi në procesin e organizimit të protestës apo të një revolte qytetare./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAQEDONI – Ish-kryeministri Gruevski dënohet me dy vite burg për korrupsion
Artikulli tjetërFOTO/ Punësim real edhe në Gjirokastër, 420 vende të lira