Ballina Kosova

Komuna e Gjilanit dhe KFOR, rritje e bashkëpunimit

PRISHTINË, 23 Maj/ATSH/.- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë një takimi sot me komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonelin Cen Sinan Barim, cili është edhe komandant i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it, biseduan për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.

Koloneli Barim duke e cilësuar Gjilanin si shembull të bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve, ka njoftuar se së shpejti do të sjell një donacion me disa kompjutera për shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, të cilat do t’i shërbejnë nxënësve për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor.

Kryetari Haziri, nga ana e tij, e falënderoi kolonelin Barim për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme në aspektin e sigurisë, ndërsa theksoi se ndihet i lumtur që në Gjilan diversiteti kulturor, fetar dhe etnik konsiderohet si vlerë./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Johnson kërkon avion… personal!
Artikulli tjetërKryebashkiaku Veliaj i bashkohet qeverisë për negociatat, tur lobimi në Holandë