Ballina Bota

FRANCË – Collomb kërkon largimin e migrantëve nga Parisi

PARIS, 23 maj /ATSH-AFP/ – Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb njoftoi sot organizimin për një kohë të shkurtër, të evakuimit të më shumë se 2 300 migrantëve që jetojnë në kampe në Paris, me një operacion që përfshin akomodimin, por gjithashtu dhe kontrollet administrative.

“Sot kampet paraqesin kushte humanitare që nuk janë të durueshme për parizianët”, thuhet në komunikatën e ministrisë duke shtuar se në përgatitjen e këtij operacioni, roli i qytetit të Parisit do të jetë thelbësor pasi, nëse kampet rindërtohen ky operacion nuk do të shërbejë për asgjë.

“Në fakt, kjo situatë do të ripërsëritet pafundësisht nëse nuk merren masat nga autoritetet lokale për të shmangur ndërtimin e kampeve”, vijon komunikata.

Dy kampe janë ngritur që prej disa muajsh në verilindje të Parisit, veçanërisht pranë kanalit të Saint-Denis ku rreth 1 600 persona jetojnë në kushte alarmante.

Këta migrantë janë në pjesën më të madhe afrikanë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Punësim real edhe në Gjirokastër, 420 vende të lira
Artikulli tjetërFOTO/Mozaikët e fshehur të Butrintit, tani të prekshëm dhe për publikun