Ballina Lajme nga Vendi

Durrësi, gati për pushuesit

TIRANË, 18 maj/ATSH/-Bashkia e Durrësit po vijuar pastrimin e vijës bregdetare në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik.

Plazhi po ripastrohet  në zonën nga rrota e kuqe deri në agip.

Aksioni i pastrimit i ndërmarrë që prej muajit prill intensivisht, po përgatit një mjedis sa më të pastër për pushuesit vendas dhe të huaj.

Në fund të muajit maj dhe në fillim të qershorit pritet të çelet zyrtarisht sezoni turistik.

 

z.tosku /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpëton për mrekulli 37 vjeçarja dhe foshnja e saj
Artikulli tjetërAutoriteti Rrugor hap tenderin për by-pass-in e Tepelenës