MELBURN (Australi) – Seancë tjetër proceduriale për të ndaluar detajet e procesit të kardinalit australian, George Pell, akuzuar për abuzime seksuale në të shkuarën.
BRUKSEL (Belgjikë) – Kreu i diplomacisë iraniane takon homologët francez, gjerman dhe britanik në Bruksel, në përpjekje të shpëtimit të marrëveshjes për programin bërthamor iranian.
LONDËR (Britani e Madhe) – Vizitë në Britaninë e Madhe e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
PARIS (Francë) – Aleatët e NATO-s mblidhen për të biseduar për sigurinë kibernetike gjatë konferencës “Cyber Defence Pledge”, me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
ASTANA (Kazakistan) – Raund tjetër bisedimesh për paqen mbi Sirinë në Astana.
BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehet në kongresin e 21-të të Konfederatës gjermane të Sindikatave.
DACCA (Bangladesh) – Gjykata më e lartë e Bangladeshit vendos lirimin me kusht të shefes së të opozitës, Khaleda Zia.
MOSKË(Rusi) – Vazhdon procesi gjyqësor kundër opozitarit rus, Alexei Navalny për organizimin e manifestimeve anti-Putin më 5 maj.
PARIS (Francë) – Presidenti francez, Emmanuel Macron takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
PARIS (Francë) – Presidenti francez, Emmanuel Macron takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
STOKHOLM (Suedi) – Njoftohet laureati i çmimit për muzikën klasike, Birgit Nilsson.
MOSKË (Rusi) – Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov pret homologun filipinas, Alan Cayetano.
KERTCH – Vladimir Putin inauguron urën që lidh territorin rus dhe Krimenë, gadishull ukrainas i aneksuar nga Moska në 2014./ /ec/ a.jor.






















