FRANKFURT – Ekonomia gjermane ngadalësohet në tremujorin e parë 2018

FRANKFURT, 15 maj /ATSH-DPA/ – Ekonomia gjermane u ngadalësua gjatë tremujorit të parë të këtij viti pasi, edhe pse PBB-ja u rrit 0,3%, krahasuar me tremujorin paraardhës, ajo përfaqësoi një rënie prej 0,3 në pikë përqindje.

”Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017, PBB-ja u rrit me një shkallë tremujore në 0,6%”, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden.

Analistët kishin parashikuar se ekonomie do të rritej 0,4% në tre muajt e parë të vitit 2018.

Ata e kishin bazuar parashikimin e tyre për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të grevave në industritë e metaleve dhe atë elektrike, për shkak shpërthimit të një epidemie gripi dhe për shkak të motit të ftohtë gjatë muajit mars që ”fundosën” edhe industrinë e ndërtimit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.