BERLIN, 14 maj /ATSH-DPA/ – Shpenzimet gjermane për mbrojtjen do të rriten këtë vit për të arritur objektivin e NATO-s të 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), deklaroi sot kancelarja Angela Merkel.
Ajo theksoi gjatë një konfernce ndërkombëtare të forcave të mbrojtjes në Berlin se “Gjermania ka shpenzuar në të kaluarën më shumë se 1,24% të PBB-së pas asnjë vështirësi”.
“Për këtë arsye, kërkesa për të arritur këtë objektiv nuk është e paimagjinueshme”, tha ajo.
Merkel foli gjithashtu për një botë gjithnjë dhe më të pasigurt ku marrëdhëniet mes fuqive janë të paqarta duke shtuar se kredibiliteti i Gjermanisë është në rrezik.
SHBA-ja, që shpenzon 3,1% të PBB-së për mbrojtjen, sipas institutit të specializuar në përllogaritjen e shpenzimeve për armatimet “Stockholm International Peace Research Institute”, është shprehur se është e nevojshme që të arrihen objektivat e NATO-s deri në vitin 2024. /G.S/






















