Ballina Bota

SPANJË – Separatisti Quim Torra zgjidhet president i Katalonjës

BARCELONË, 14 maj /ATSH-AFP/ – Parlamenti katalanas zgjodhi sot si president të Katalonjës kandidatin separatist, të zgjedhur nga ish-presidenti në mërgim, Carles Puigdemont, Quim Torra, i cili premtoi se do të vazhdonte të ndërtonte një shtet të pavarur.

Quim Torra, i sapo futur në politikë, u zgjodh me 66 vota pro nga partitë e mëdha indipendentiste, 65 kundër dhe katër abstenime nga deputetët e një partie të ekstremit të majtë.

“Rroftë Katalonja e lirë!”, theksoi ai pas zgjedhjes duke premtuar se do të punonte papushim për ndërtimin e një republike të pavarur./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në Kodin e Procedurës Penale të njësuar me BE, akuza e opozitës të pa vërteta
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen