Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni: Inspektimet në centralet bërthamore iraniane duhet të vazhdojnë

UASHINGTON, 11 maj /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë kërkon që inspektimi i centraleve bërthamore iraniane të vazhdojë, pavarësisht tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, njoftuan sot zyrtarë amerikanë.

“Ne presim që Irani të vazhdojë të aplikojë Protokollin Shtesë dhe të bashkëpunojë me IAEA-në (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike), mbetet ose jo në fuqi marrëveshja”, theksoi një përgjegjës i lartë qeveritar, duke iu referuar protokollit shtesë të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.

Një tjetër përgjegjës konfirmoi dje se Uashingtoni kërkon të ruajë inspektimet.

Gjatë një takimi dje në mbrëmje në Indiana (veri), Trump vlerësoi se inspektime të thella janë të nevojshme./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita frikë nga Vetting-u, kërkon të nxijë situatën në prag të çeljes së negociatave
Artikulli tjetërGREQI – Kotzias: Duam një Europë më të bashkuar