Ballina Kulturë

“Rizgjimi magjik”, udhëtim teatror në natyrë i fëmijëve

TIRANË, 10 maj /ATSH/ – Fëmijët e talentuar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (National Cultural Children Center) do performojnë me talentin e tyre në spektaklin “Rizgjimi magjik” pranë sallës së Teatrit të Kukullave, në Tiranë.

Ky spektakël do të jap një mesazh sensibilizues për artdashësit pasi tregon përkujdesin e brezit të ri për të mbrojtur dhe për tu kujdesur për natyrën.

“Rizgjimi magjik” është një përrallë ekologjike, protagoniste e së cilës është “Nëna Natyrë”, metaforë e një komuniteti të kujdesshëm kundrejt ambientit që na rrethon.
Një udhëtim teatror në natyrë ku flutura, lule, pemë… mundohen të hyjnë në një kopsht, i cili transformohet me kalimin e stinëve.

Një rrugëtim i shkurtër edukativ në botën e muzikës klasike dhe poezisë simboliste, për të gjithë fëmijët, prindërit, gjyshërit dhe mësuesit, ku gërshetohen muzika e Antonio Vivaldit dhe poezia e Asdrenit.

Premiera ambientaliste “Rizgjimi magjik” do të shfaqjet për publikun pranë sallës së Teatrit të Kukullave më datë 11 maj, ora 18:00./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Greqia i përsërit kërkesën princit Charles për kthimin e skulpturave të Partenonit
Artikulli tjetërFoto/Disa pamje nga Tirana shumëngjyrëshe