Ballina Bota

FUTBOLL – Koscielny largohet nga Botërori2018

LONDËR, 8 maj /ATSH-AFP/ – Mbrojtësi francez, Laurent Koscielny, i cili vuan nga një dëmtim i tendinës së Akilit, do të mungojë edhe për gjashtë muaj dhe nuk do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershor deri më 15 korrik, konfirmoi zyrtarisht trajneri i tij i Arsenalit, Arsene Wenger.

“Ai është i dëmtuar. Do të mungojë edhe për gjashtë muaj. Nuk do ta shohim para fillimit të muajit dhjetor”, deklaroi Wenger për çështjen Koscielny./ /ec/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBy pass në Shëngjin, lehtësimi i trafikut deri tek porti
Artikulli tjetërPunimet në “Rrugën e Arbrit” nisin brenda majit