Ballina Aktualitet

Punimet në “Rrugën e Arbrit” nisin brenda majit

TIRANË, 8 maj/ATSH-Maela Marini/ – Brenda muajit maj do të çelet kantieri i Rrugës së Arbrit, një nga kantieret e programit “1 miliard për rindërtim”.

Duke e veçuar si një projekt madhor këtë aks, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Lezha se “puna në këtë kantier do të fillojë dhe nuk do të ndalet më deri kur të ketë përfunduar aksi strategjik i asaj rruge”.

“Ky aks do ta bëjë Dibrën zonë të integruar me kryeqytetin me akses me shpejtësi të lartë dhe çel një potencial shumë të madh edhe për zhvillimin e agroturizmit në gjithë atë krah që lidh Tiranën me Dibrën dhe që ka bukuri përrrallore të paprekura”, tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Koscielny largohet nga Botërori2018
Artikulli tjetërVeseli: Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së do të jetë e përjetshme