TIRANË, 6 Maj/ATSH/- Në të gjithë vendin po vijon programi i patronazhimit. Gjatë periudhës janar-prill 2018 janë kryer 459 vizita obstetrike, 52 vizita neonatologjike, 56 ndërhyrje kirurgjikale dhe 87 lindje normale.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu, janë kryer 1641 vizita në shërbimet nefrologji, kardiologji, neurologji, reumatologji, astrohepatolog dhe 961 ekzaminime imazherie, skaner, resonancë, ekokardiake, abdominale e obstetrike.
Nga ku program patronazhimi kemi 3213 qytetarë që përfituan shërbimin mjekësor pranë qendrave të tyre të banimit.
Programi i patronazhimit nisi në fillim të këtij viti dhe pritet të zgjasë rreth 12 muaj, kohë që përkon me përfundimin e studimeve të 300 mjekëve specialistë.
Ky program synon bashkëpunimin me spitalet rajonale në vend duke plotësuar mbi baza ditore me mjekë specialistë nevojat që kanë spitalet rajonale./a.gjonaj/ /a.g/


























