Ballina Lajme nga Vendi

Mirësevini në bordin magjik të ”Chanel”

TIRANË, 6 maj /ATSH/ – Karl Lagerfeld ka mahnitur të gjithë të pranishmit në pasarelë me koleksionin e ri “Cruise 2019”. Në prezantimin e këtij koleksioni ka befasuar sërish audiencën e tij me efekte speciale dhe skenografi joshëse.

Dekori i pasarelës ishte magjik, ku në mes ishte vendosur një anije lundrimi e cila kurrë nuk ka qenë më elegante dhe kjo falë meritës së prestigjiozes së modës “Chanel”.

“Grand Palais” ishte shndërruar në një vend që dukej se vinte nga një dimension tjetër, ku mbizotëronte dizajni eklektik brenda një anijeje të madhe gati për të lundruar me drejtimin nga stili.

Anija në pasarelë tregon lajtmotivin e këtij koleksioni, i cili është pushimi në vendin historik të Rivierës franceze, në Roquebrune Cap-Martin, ku Coco Chanel kaloi ditët duke medituar mbi hapësirën e saj të dashur blu.

Deti është tema kryesore e Cruise 2019, në të cilën parakaluan modelet e veshura me uniformat me shirita të marinarëve, me kostume në ngjyra pastel dhe gjithashtu pa harruar aksesorin ikonë të Francës, beretat e famshme, të cilat nuk munguan në këtë pasarelë madhështore.

Gjithashtu nuk munguan kostumet prej lëkure me stil, të përbërë nga xhaketa bombarduese dhe pantallona të koordinuara, veshje xhinsi dhe madje edhe veshjet e mbrëmjes, në të cilat dominonin të gjitha nuancat e blusë.

Në galerinë më poshtë zbuloni madhështinë dhe bukurinë e detit dhe pushimeve me disa nga veshjet më të bukura. /a.a//r.e/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Shtegu më i bukur i Shqipërisë, mbresat e një turisti nga Thethi në Valbonë
Artikulli tjetërMbyllet faza e parë e Vetting-ut në Polici, të hënën nis faza dytë