TIRANË, 5 maj /ATSH/- Një nga prioritetet e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) shqiptar, është respektimi i të drejtave të pasagjerit ndaj çdo lloj shkelje që mund t’ju bëhet nga kompanitë ajrore.
Duke parë vonesat e shpeshta të disa operatorëve në fundin e vitit 2017, dhe në fillim të 2018, stafi i “AAC” ka ndihmuar qindra pasagjerë, fluturimi i të cilëve ishte anuluar ose vonuar pa arsye.
Pas këtij insistimi, për herë të parë në 25 vite, dhjetëra pasagjerë shqiptar kanë përfituar kompensim financiar mbi 200 euro nga kompanitë përkatëse.
Bazuar në të dhënat zyrtare të AAC-së janë gjithsej 67 pasagjerë që janë kompensuar nga kompania që ka vonuar ose anuluar fluturimin.
Ndërkohë në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, janë vendosur edhe tabelat përkatëse që orientojnë qytetarët si të zgjidhin çdo problematikë që kanë me kompanitë ajrore, si për vonesat e fluturimeve, anulimeve, humbje ose dëmtim të bagazhit apo lëvizja e personave me aftësi të kufizuar. e.xh/ /a.g/






















