UASHINGTON, 1 maj /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë pranoi dje në mbrëmje të zgjasë deri më 1 qershor periudhën për përjashtimin e përkohshëm, nga e drejta doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, të Kanadasë, të Meksikës dhe të Bashkimit Europian duke shmangur një përshkallëzim Të konfliktit tregtar.
Administrata Trump ka zgjatur afatin e negociatave për tarifat e çelikut dhe aluminit me Kanadanë, BE-në dhe Meksikën, edhe me 30 ditë të tjera. Po ashtu, ajo ka arritur në parim një marrëveshje me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë.
“Administrata Trump zgjati me 30 ditë afatin e negociatave për tarifat e çelikut dhe aluminit me Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimin Europian”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.
Presidenti amerikan, Donald Trump miratoi më 8 mars tarifat prej 25% për importet e çelikut dhe 10% për importet e aluminit duke përjashtuar menjëherë Kanadanë dhe Meksikën. Në fund të marsit u përjashtua përkohësisht edhe Bashkimi Europian./
/ec/


















