Ballina Kosova

Kosovë, protestë në ditën e punëtorëve

PRISHTINE, 1 Maj /ATSH/ -Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës do të mbajë sot një protestë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës një varg kërkesash që duhet t’i zbatojnë për punëtorët.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u bën thirrje të gjithë atyre që përballen me mohim të së drejtës për punë, mohim për pagë të dinjitetshme, siguri dhe shëndet në punë – ti bashkohen protestës gjatë Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj”, thuhet në apelin e BSPK-së.

Sipas BSPK-së qytetarët në Kosovë përballen me përqindje tejët të lartë papunësie dhe në të njëjtën kohë punëtorët me shkelje të të drejtave, diskriminim në pagë, mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe mos zbatim të ligjeve në përgjithësi.

Shumë punëtor/e punojnë pa kontrata pune, me orare të stërzgjatura dhe me pamundësi pushimi vjetor apo në festa të caktuara, shumë punëtor e punëtore lëndohen apo vdesin në vendin e punës dhe askush nuk merr përgjegjësi, shumë punëtore diskriminohen nga pushimi i lehonisë e shumë e shumë padrejtësi të tjera.

Protestës së thirrur nga BSPK-ja ia kanë përgjigjur pozitivisht të gjitha sindikatat e punëtorëve por edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Protesta do të filloj në orën 11:00 tek Sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt Teatrit Kombëtar, tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës./KosovaPress/ /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA shtyn vendimin për tarifat e çelikut dhe aluminit
Artikulli tjetërKosovë, rrugët në të cilat ndalohet qarkullimi i automjeteve në 1 maj