Ballina Kryesore

Universitet Politeknik në Fier? Përgjigjet ministrja

TIRANE, 21 Prill/ATSH/-Ministrja e Arsimit. Lindita Nikolla deklaroi sot se diskutohet mundësia për hapjen e një Universiteti në Fier.

Gjatë një takim të qeverisë dhe drejtuesve vendorë në Fier, Nikolla u shpreh se “ne diskutuam me Prefektin për këtë gjë, por Universitetet ngrihen mbi bazën e disa standardeve”.

“Për shkak të një zone që ka disa prioritete që lidhen me gjeologjinë dhe naftën, ne do të diskutojmë me Universitetin Politeknik në Tiranës për të mundësuar ringritjen e kolegjeve profesionale, shkollë të lartë të profilizuar të drejtimit professional për atë ç’ka tregu kërkon”, tha ministrja, duke shtuar se “nuk duhet të bëjmë gjëra të nxituara pasi Shqipëria me aq institucione të arsimit të lartë që ka, kemi më shumë se sa bota ka në raport me numrin e popullsisë ”.

Ajo shtoi se për ngritjen këtyre kolegjeve profesionale, po i paraprihet me studime me një ekip ekspertësh të vendit dhe të huaj për të parë edhe prioritet që kanë zonat perspektivën e zhvillimit por edhe për t’i qasur me nevojat e tregut të punës./a.gegvataj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjidhje problematikës së titujve të pronësisë në fshat
Artikulli tjetërBrenda vitit, rehabilitim i 80 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin