Ballina Bota

BEOGRAD – Vetëm 4% e serbëve e shohin Kosovën si problemin kryesor të vendit

BEOGRAD, 20 prill /ATSH-ANSA/ – Vetëm 4% e serbëve mendojnë se Kosova është problemi më i rëndësishëm për vendin e tyre, ndërkohë që shumica mendon se problemet kryesore janë varfëria, papunësia dhe korrupsioni, doli sot nga sondazhi i institutit ”Ipsos”.

Sipas këtij sondazhi, 85% e të intervistuarve nuk ishin të gatshëm të jetonin në Kosovë.

Ndërkaq, 77% e serbëve nuk do të donin të jepnin pjesë nga paga apo pensioni i tyre në mbështetje të Kosovës, ndërkohë që dy të tretat kundërshtrojnë pranimin e zyrtarëve kosovarë në institucionet serbe në rast se Kosova do t’i rikthehej kontrollit të Beogradit.

Në këtë sondazh, 42% thanë se Serbia e kishte humbur tashmë Kosovën dhe 41% thanë se heqja dorë nga Kosova do të hapte raste të tjera të ngjashme separatizmi të brendshëm, si në Vojvodinë (veri, kufi me Hugarinë) dhe Sanxhak (jug, myslimanë)./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Konfirmohet arrestimi i një xhihadisti gjerman për sulmet e 11 shtatorit
Artikulli tjetërNxënësi nga Vlora: Specialistët e TIK më të kërkuar se avokatët dhe doktorët