Ballina Lajme nga Vendi

Vizat, ambasada amerikane këshillon: Sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri

TIRANË, 19 prill/ATSH/-Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë fituar një vizë turistike.

Ambasada thotë se ata që kanë marrë vizën amerikane, duhet të kthehen në Shqipëri në kohën e caktuar sepse në të kundërt do të merren sanksione.

“Kudo që t’ju çojë viza juaj turistike, sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri në fund të udhëtimit tuaj! PyetAnën”, bën me dije ambasada. Pas shumë kohësh ambasada thjeshtëzoi procedurën e marrjes së një vize turistike, por në rast shkeljesh të datave të caktuara përballeni me penalitete.

“Kudo që t’ju çojë viza juaj turistike, sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri në fund të udhëtimit tuaj! #PyetAnën”, thuhet në ambasadën amerikane në Tiranë. z.tosku /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava Europiane e Vaksinimit, masa për kontrollin dhe parandalimin e fruthit
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Shpresoj që dy Koretë të jetojnë në paqe