Ballina Bota

ARMENI – Dhjetëra të arrestuar pas protestave kundër Sarkissian

EREVAN, 19 prill /ATSH-AFP/ – Disa dhjetëra manifestues u arrestuan sot në Erevan, kryeqytetin e Armenisë, në kuadër të protestave kundër ish-presidentit, Serge Sarkissian, i zgjedhur kryeministër me pushtete të riforcuara.

”Sot në mëngjes, disa qindra manifestues kanë tentuar të bllokojnë hyrjen në selinë e qeverisë, në qendër të kryeqytetit armen duke provokuar ndërhyrjen e forcave të policisë që kanë arrestuar disa dhjetëra persona”, tha një gazetar.

Protestat kundër mbajtjes në pushtet të Serge Sarkissian, president që prej vitit 2008 dhe që ka mundur të rikthehet si kryeministër në sajë të një reforme kushtetuese të kundërshtuar, kanë hyrë në ditën e shtatë.

Dje në mbrëmje, të paktën 16 000 persona u mblodhën në Erevan për një manifestim të ri.

“Revolucioni ynë i kadifenjtë po përhapet”, theksoi deputeti dhe lideri i opozitës, Nikol Pachinian.

Organizuesit e manifetimit kanë kërkuar një fushatë kombëtare të mosbindjes civile.

Serge Sarkissian, i cili përfundoi mandatin e dytë dhe të fundit presidencial, u rikthye në pushtet duke u zgjedhur kryeministër nga Parlamenti, në një vend ku, pas një reforme kushtetuese, presidenti ushtron tashmë funksione gjerësisht protokollare, ndërkohë që kryeministri disponon pushtete të riforcuara./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Nëse takimi me Kim i pafrytshëm do të tërhiqem
Artikulli tjetërBE – Juncker: Absurde të pretendosh se dy ushtarë grekë përbëjnë kërcënim për Turqinë