Ballina Bota

LONDËR – Kryeministri indian, Modi premton një miliard stërlina investime në BM

LONDËR, 18 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri indian, Narendra Modi premtoi sot investime deri në një miliardë stërlina në Britaninë e Madhe gjatë një vizite në Londër, ku u prit nga qindra protestues.

Modi i pranishëm në Britaninë e Madhe me rastin e samitit të krerëve të qeverive të Komonuealthit pritet të konfirmojë vendosjen e një partneriteti të ri tregtar mes dy shteteve.

”Partneriteti ynë tregtar dëshmon heqjen e barrierave për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy shteteve”, deklaroi kryeministrja Theresa May, e cila shpreson të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë pas Brexit e parashikuar për vitin e ardhshëm.

Shkëmbimet e mallrave dhe shërbimeve kapën shifrën e 18 miliardë stërlinave në vitin 2017 midis Britanisë së Madhe dhe Indisë./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj-Zvizdiq, diskutojnë për mundësinë e heqjes së vizave Kosovë-Bosnjë
Artikulli tjetërHAVANA – Kuba zgjedh presidentin e parë që nuk i përket familjes Kastro