Ballina Bota

ARMENI – Të paktën 16 000 persona manifestojnë kundër ish-presidentit Sarkissian

EREVAN, 18 prill /ATSH-AFP/ – Të paktën 16 000 persona u mblodhën sot në mbrëmje në Erevan për një tjetër manifestim kundër ish-presidentit Serge Sarkissian, i cili u zgjodh kryeminstër me kompetenca të forcuara, ku protestat po vijojnë prej disa ditësh.

”Revolucioni ynë i kadifenjtë po përhapet”, u shpreh deputeti dhe lideri i opozitës, Nikol Pachinian, përpara turmës e cila pushtoi sheshin e Republikës, në qendër të Erevanit, i njohur për shatërvanët me drita të cilat nuk u ndezën gjatë mbrëmjes për të dytën ditë radhazi.

Manifestuesit, ku disa thërrisnin ”Armenia pa Serge” shpalosën në shesh një flamur armen 30 metra të gjatë, në shenjë të unitetit të tyre, sipas një gazetareje.

Organizatorët e protestës nga ana e tyre mbështesin tezën e një fushate kombëtare të mosbindjes civile.

Një ditë më parë, kur Parlamenti zgjodhi kryeministër ish-presidentin, rreth 40 000 persona manifestuan në Erevan kundër Serge Sarkissian, me kërkesë të Nikol Pachinian, këto protesta janë regjistruar si më masivet të këtyre viteve të fundit./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAQEDONI – Mogherini dhe Zaev drejtojnë darkën me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërSTUDIM – Amerikanët hedhin në plehra 150 000 tonë ushqime në ditë