Ballina Bota

SHBA – Shtatë të vdekur pas trazirave në një burg në Karolinën e Jugut

UASHINGTON, 16 prill /ATSH-DPA/ – Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur pas trazirave dhe zënkave në një burg të sigurisë së lartë në Karolinën e Jugut, njoftuan zyrtarët.

“Dhuna filloi në Institutin Korrektues Lee në Bishopvil në orën 19:15 (23:15 GMT) të dielën”, njoftoi Departamenti i Korrektimeve në Karolinën e Jugut.

Situata u vu nën kontroll vetëm të hënën në orën 02:55, rreth tetë orë më pas.

“Ky incident përfshiu shumë të burgosur në këtë grindje mes të burgosurve në tre njësi pritëse”, njoftuan në Twitter zyrtarët e burgut, duke shtuar se të gjithë oficerët dhe stafi janë të padëmtuar.

Instituti Korrektues Lee, mban rreth 1 500 të burgosur meshkuj të rritur, të cilët konsiderohen të rrezikshëm dhe kriminelë të dhunshëm. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisin aplikimet për kredi të buta, bashkia zbulon detaje të reja
Artikulli tjetërAKU bllokon 395 kg produkte bulmeti të pasigurtë për tregtim