Ballina Bota

OKB – Haley: Asadi ka përdorur të paktën 50 herë armë kimike në Siri

NJU JORK, 13 prill /ATSH-DPA/ – SHBA-ja vlerëson se lideri sirian, Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike të paktën 50 herë që prej fillimit të konfliktit, sipas ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley.

“Përdorimi kohët e fundit të gazit helmues kundër banorëve të Dumas nga Presidenti sirian, Bashar Al Asad, nuk ishte hera e parë, e dytë apo e tretë madje as përdorimi i 49-të i armëve kimike”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit.

“Megjithatë SHBA-ja ende nuk ka vendsour për veprimet në Siri”, deklaroi Haley në Këshillin e Sigurimit.

Rusia e kërkoi këtë mbledhje urgjente për të diskutuar kërcënimin për sulm ushtarak nga SHBA-ja dhe aleatët e saj Franca dhe Britania e Madhe si përgjigje ndaj sulmit të pretenduar me armë kimike në Duma, në Siri fundjavën e kaluar. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Plan i detajuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik
Artikulli tjetërBasha takim me biznesin e vogël në Kavajë