Basha takim me biznesin e vogël në Kavajë

TIRANE, 13 Prill/ATSH/- Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me biznesin e vogël në Kavajë

Kreu i opozitës tha se 50 biznese që mbyllen çdo ditë, do të thotë se 50 familje mbeten pa punë çdo ditë, situatë që do të rëndohet edhe më shumë me futjen e tvsh-së, skemë e cila i shërben oligarkëve dhe konçesionit të vëllait të kryeministrit.

Në takimin me biznesin e vogël, Lulzim Basha tha se kjo është koha që shqiptarët t’I japin fund qeverisë së padrejtësive, e cila punon kundër interesave të shumicës.

Filozofia e kësaj bande grabitqare është reduktuar në dy fjali: Merri shumicës dhe jepi pakicës. Edhe sot Edi Rama, kërkon të mbajë peng gjithë Kavajen e gjithë Shqipërinë. Nuk e mban dot peng po të çohemi të gjithë bashkë. Dhe kjo është sot thirrja që kam sot ndaj jush: të ngrihet Kavaja, të ngrihet Shqipëria mos ta lemë peng të kësaj bande”, tha Basha. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.