SOFJE, 13 prill /ATSH-BTA/ – Dhjetë persona humbën jetën dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në autostradën pranë Vakarelit, njoftoi sot Ministria bullgare e Shëndetësisë.
Aksidenti ndodhi pak pas mesdite, kur një autobus u përmbys duke shkatërruar edhe një makinë.
Sipas medias, në autobus ndodhen ende disa pasagjerë.
Të paktën 14 autoambulanca gjenden në vendin e aksidentit./ a.jor.






















