Ballina Bota

SHBA – Trump: Asnjëherë nuk kam thënë se kur do të ndodhë sulmi ndaj Sirisë

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-DPA/ – Koha për një sulm të mundshëm ajror kundër Sirisë nuk është përcaktuar asnjëherë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në “Twitter”, duke theksuar se “mund të ndodhë shumë shpejt ose të mos ndodhë fare kaq shpejt”.

“Asnjëherë nuk kam thënë se kur do të ndodhë sulmi ndaj Sirisë”, shkruan ai, një ditë pasi paralajmëroi Rusinë, një aleat kryesor për Sirinë, që “të bëhet gati… sepse ato do të jenë duke ardhur, të mira, të reja dhe inteligjente!”.

Ai theksoi gjithashtu rolin e fuqishëm të administratës së tij për të eleminuar militantët e Shtetit Islamik nga rajoni i Lindjes së Mesme.

“Ku është ‘Faleminderit, Amerikë?”, pyet Trump. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – 60 deputetë brazilianë mbajnë tani edhe mbiemrin… Lula!
Artikulli tjetërKuvendi miraton ligjin për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës