Ballina Bota

AFGANISTAN – Talebanët vrasin guvernatorin e një province

KABUL, 12 prill /ATSH-AFP/ – Një guvernator i një distrikti afgan dhe të paktën gjashtë policë u vranë sot gjatë një sulmi nga ana e talebanëve, i pari prej disa javësh, njoftuan zyrtarë lokalë.

Disa të dhëna të tjera të raportuara në media bëjne me dije për më shumë se 12 të vdekur në këtë sulm i cili zgjati më shumë se tre orë, në provincën e Ghaznit (juglindje).

Sipas zyrtarit afgan, Aref Noori, i kontaktuar nga media, talebanët kanë nisur një sulm ndaj selisë të guvernatorit të distriktit të Khwaja Omari, mes orës 02:00 dhe 05:30.

”Shtatë persona u vranë, përfshirë guvernatorin e distriktit, Ali Doms Shams dhe gjashtë policë. Nëntë të tjerë, të gjithë anëtarë të shërbimeve sekrete afgane, u plagosën”, shtoi ai./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPORT- Juventus shumë pranë mrekullisë, penalltia shpëton ekipin e Real Madrid
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte 12 prill 2018